Këngëtari Jozi ishte banori më pak i votuar nga publiku për të qëndruar në shtëpinë e Big Brother VIP.
Valbona arriti t'i shpëtonte nominimit, por teksa Jozi po linte shtëpinë, moderatorja bëri një veprim të papritur duke thyer kutinë e emergjencës për t'i dhënë një biletë vajtje ardhje.
Kjo përmbante gjithashtu dënimin kolektiv për banorët duke u hequr të gjithëve biletat e kthimit.
“Askush prej jush nuk ka më bileta kthimi. Ky ishte dënimi i kutisë së emergjencës pas thyerjes nga Valbona, e cila theksoi se do t’i japë një shans të dytë atij për t’u treguar ndryshe nga ç’është treguar deri më tani në lojë”, tha Ledioni.
Valbona tha se Jozi e meritonte edhe një shans të dytë që publiku ta njihte më mirë. Versus.al







