MAGAZINË /

"Femrat dhe stilin prej meje i ke", Loredana i bën diss Mozzikut në këngën e re?

Shkruar nga Versus
"Femrat dhe stilin prej meje i ke", Loredana i bën diss Mozzikut
Foto e Mozzik me Loredanën

Këngëtaret Tayna dhe Loredana zbuluan bashkëpunimin e tyre të ri që në rrjetet sociale po komentohet si një thumbim i Loredanës për ish-të dashurin e saj reperin Mozzik i cili tashmë është në lidhje me Lotina Hazirin.

Në këngën e publikuar, Loredana thotë “femrat që i zë, prej meje i ke”, frazë që mendohet se ia ka drejtuar Mozzikut.

Ndërsa e dashura e tanishme e Mozzik kishte pëlqyer fotot e Loredanës sa ishte bashkë me reperin.

Tutja, Loredana thotë se “Stilin që e ki prej meje e ki”, gjë që ka nxitur dyshime se mund të jetë një kunj për Mozzikun.

Edhe Tayna në një pjesë të këngës thotë “Fanse e kam pas, tash ty të pëlqejka”. Të gjitha këto fraza të kënduara mendohet se i drejtohen reperit Mozzik. Versus.al

Poll