Në një histori që duket si skenar filmi por është 100% e vërtetë, Carrie Edwards nga Virxhinia, një grua e ve dhe gjyshe me zemër të madhe, është kthyer në sensacion mediatik pasi fitoi 150,000 dollarë në Powerball me pak ndihmë teknologjike nga… ChatGPT!
Po, e lexuat mirë! Ajo përdori aplikacionin ChatGPT në telefonin e saj për t’i zgjedhur numrat me fat, dhe ja ku ndodhi mrekullia! Në shortin e datës 8 shtator, Carrie përputhi 4 nga 5 numrat e parë dhe numrin shtesë, duke siguruar një çmim që fillimisht do të ishte 50,000 dollarë, por falë opsionit të "Power Play", që e aktivizoi me vetëm 1 dollar më shumë, fitimi i saj u trefishua në 150,000 dollarë!
Por ajo që e bën këtë histori akoma më prekëse është zgjedhja e Carrie-t për të mos mbajtur asnjë qindarkë për vete. Pa hezitim, ajo vendosi t’i dhurojë të gjitha për kauza humanitare, duke i ndarë paratë në mënyrë të barabartë mes: Shoqatës për Degjenerimin Frontotemporal (AFTD) – për kërkimin mbi demencën. Shalom Farms – për aksesin në ushqim të shëndetshëm për komunitetet në nevojë dhe Shoqatës së Ndihmës së Marinës dhe Korpusit të Marinës – për mbështetjen e familjeve të ushtarakëve
Në një konferencë për shtyp emocionuese, Carrie tregoi momentin kur mori lajmin:
“Isha në një takim, dhe shoh telefonin... ‘Ju keni fituar!’ – nuk mund ta besoja!”
Ajo qeshi kur tregoi se i kishte folur ChatGPT-së si një mik i vërtetë:
“I thashë: ChatGPT, fol me mua... A ke numra për mua?”
Por pavarësisht “fati teknologjik”, ajo thotë se e ndjente që fitorja nuk ishte vetëm për të:
“E dija që duhej t’i jepja të gjitha. Zoti po më bekon mua, që unë të mund të bekoj të tjerët.”
Kjo histori po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe medieve, dhe Carrie po përshkruhet si “gruaja që fitoi me zemër të madhe”. Nga një biletë online e thjeshtë — te një akt që prek jetë të tëra. Bravo Carrie!







