
Gjesti është shpallur fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni.
Pas njoftimit të fitores, ai u ndje jashtëzakonisht emocionuar dhe ra në gjunjë.
Para se të shkonte në studio për të falënderuar publikun për mbështetje, opinionistët ndanë mendimet e tyre për rrugëtimin e tij gjatë këtij aventure televizive, duke e vlerësuar për përpjekjet dhe arritjet e tij.
Arbri, njëri nga opinionistët, e vlerësoi shumë fitoren e Gjestit dhe tha fjalë tepër të veçanta që la përshtypje te të gjithë.
Ai u shpreh: “Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues.”








