Ylli i Bridesmaids,aktorja Rebel Willson, 44 vjeç dhe partnerja e saj Ramona Agruma i kanë dhënë fund beqarisë.
Willson dhe Agruma lidhën kurorë në një ceremoni 'super romantike' dhe intime të rrethuar nga më të afërmit dhe më të dashurit e tyre në ishullin italian të Sardenjës.
Fotot nga dita e tyre e madhe tregojnë aktoren dhe partneren e saj të veshur me vello të bardhë pothuajse identike nga marka Pronovias.
Aktorja e Pitch Perfect dhe partnerja e saj thuhet se do të martoheshin në një dasmë në plazh në vitin 2025, por Rebel vendosi ta ndryshonte datën.
Çifti u takua për herë të parë në vitin 2021 dhe shpallën fejesën e tyre në shkurt 2023 .
Ata kanë një vajzë Royce Lillian, e cila do të mbushë dy vjeç në nëntor./Versus.al