E ndërsa veriu i Italisë po përballet me përmbytje të mëdha, të zonave urbane dhe rurale, në zonën e begdetare të Marina di Grosetto një tornado e ardhur nga deti ka fluturuar në ajër shezlonet dhe çadrat në plazh, duke krijuar pamje apokaliptike.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se moti nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq i egër.
Meteorologët parashikojnë se stuhia që ka goditur Italinë sot mund të prekë edhe Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.







