Sikurse ishte paralajmëruar në rrjete sociale, ditën e sotme është mbajtur një protestë jashtë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother Vip”. Reperi Stresi organizoi qytetarët, pas ofendimeve të bëra ndaj Gjesitt teksa po zhvillon lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Duke ju referuar disa ngjarjeve të ditëve të fundit, Stresi ka bërë thirrje që ti jepet fund bullzimit ndaj Gjestit.
Për shkak të këtyre zhvillimeve një “zarf i zi” është dërguar në shtëpi dhe si pasojë është anuluar televotimi i së martës. Mbrëmjen e kësaj të marte pritet të mësohet çfarë mase do të merret. /Versus.al/








