Ish-banori i Big Brother, Jozefin Marku i cili ditë më parë u bë viral me shuplakën që i dha Gjestit, ka reaguar me nëj shkrim të gjatë në rrjetet sociale ku sqaron ngjarjen e ndodhur.
Ai tha se vërtetësia e tij, ishte ajo që i kishte kushtuar gjatë rrugëtimit në këtë spektakël, ndërsa kërkoi ndjesë për ngjarjen e ndodhur, pretendoi se kishte qenë nën presion dhe ngacmime të vazhdueshme.
“Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova. Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.
Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time. U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.
Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim. Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi”- shkruan këngëtari.
Më tej shkruan se edhe durimi e ka një kufi dhe se ishte përgjigjur pasi ishte provokuar vazhdimisht.
“Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis“- thuhet në reagimin e Jozit. Versus.al








