MAGAZINË /

FOTO/ ‘’Është intelektual çuni’’, G Bani rrëfen marrëdhëniet me Laertin pas Big-ut: Delirant!

Shkruar nga Versus

FOTO/ ‘’Është intelektual çuni’’, G

Ish-banori i Big Brother VIP, G Bani ka kthyer disa përgjigjie ndaj mbështetësve të tij në instagram lidhur me pyetje të ndryshme që i janë drejtuar. Mes tyre ka qenë edhe një pyetje për aktorin Laert Vasili, me të cilin reperi ka patur shumë herë përplasje brenda spektaklit.

G Bani u përgjigj me tone ironike duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet e tyre s’janë aspak të afërta.

“Jo. Te after party kaloi dhe nuk foli. Te premiera e filmit po ashtu. Është intelektual çuni, opinionist te Për’puthen dhe te Top Story, jo do si do. Pak delirant, po media kështu i don.”

FOTO/ ‘’Është intelektual çuni’’, G

Duke e përshkruar Laertin si një person “intelektual dhe opinionist”, G Bani nuk kurseu as një thumb, duke nënvizuar se ai është “pak delirant”, por se kjo është pikërisht ajo që kërkon media, personazhe që ngjallin debat dhe që tërheqin vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se pas “Big Brother Vip Albania”, aktori i njohur Laert Vasili nisi një eksperiencë të re në emisionin “Përputhen”, aty ku është në rolin e opinionistit. Versus.al

Poll