MAGAZINË /

Françeska Murati prek me rrëfimin e saj, tregon eksperiencën që ka kaluar pas lindjes së djalit  

Françeska Murati zgjodhi të fliste për një periudhë tepër të vështirë që ka kaluar në jetë që është  lindja e djalit të saj. 

Shkruar nga Versus
Françeska Murati prek me rrëfimin e saj, tregon eksperiencën
Françeska Murati

“Pa Filtra” ka mbyllur sezonin e saj të parë, teksa ishte radha e moderatorëve të flisnin pa filtra. E kështu gjatë kësaj puntate të fundit, Françeska Murati zgjodhi të fliste për një periudhë tepër të vështirë që ka kaluar në jetë që është  lindja e djalit të saj. 

Në rrëfimin e saj, ish-banorja e BBVIP 3 tha: 

Periudhën mbasi linda Çarlin, që kam kaluar në depresionin pas lindjes dhe nuk e dija që ekzistonte ajo lloj ndjesie sesa të shohësh fëmijën tënd ta duash, por njëkohësisht të ndjesh një vorbull brenda vetes tënde. 

Shumë e vështirë. Pata një lindje shumë të vështirë, që përfundoi me operacion. Rikuperimi pas asaj ishte shumë i vështirë. Djali ishte gjithashtu me ilaçe pas lindjes nga komplikimet e operacionit. Ishte një nga eksperiencat më të këqija të jetës time dhe sa herë që i mendoj ato momente gjatë lindjes, pas lindjes… thjesht më rrëqethet mishi.

 

 

Poll