MAGAZINË /

Fundi i epokës së mbretërimit në futboll, Messi në lot, Yamal shkon ta përqafojë

Për fansat e futbollit ky ishte kalimi i stafetës nga Messi tek Yamal.

Shkruar nga Versus

Fundi i epokës së mbretërimit në futboll, Messi në lot,

Lionel Messi u pa në lot pas humbjes përballë Spanjës në finalen e Kupës së Botës ku argjentinasit u mposhtën me rezultatin 0-1. Pamjet e Messit në lot, prekën fansat e futbollit, ndërsa tifozët argjentinas thirrën në kor emrin e tij.

 

Për të gjithë ndjekësit e futbollit, duket se kjo ishte një lamtumirë e legjendës argjentinase, Lionel Messi i cili mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren. Në një moment teksa qëndronte i ulur në tokë, pranë tij u afrua talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal i cili e përqafoi dhe e ngushëlloi për humbjen e finales. Versus.al

 
 
 
Poll