MAGAZINË /

G Bani s' përmbahet, komplimenton Danjën: Je shumë yll! Do të mbaj mend gjithë jetën

Shkruar nga Versus
G Bani s' përmbahet, komplimenton Danjën: Je shumë yll! Do
G Ban/ Danja

G Bani është kthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh” me një qëllim të qartë: të vazhdojë të krijojë tension me banorët dhe të shprehë ndjenjat e tij ndaj Danjës.

Ai është i vendosur t’i bindë Danjën se ndjenjat e tij janë të sinqerta dhe të thella, ndryshe nga marrëdhënia e tij me Valbonën, të cilën e ka përshkruar si një lojë.

Në një moment emocional, G Bani i drejtohet Danjës me fjalë të ëmbla, duke i thënë se do ta mbajë mend atë gjatë gjithë jetës së tij. Megjithatë, Danja, e cila duket skeptike ndaj ndjenjave të tij, i kujton Valbonën dhe mënyrën se si ai vepronte me të njëjtin entuziazëm.

“Jo, kurrë nuk ka qenë e njëjta gjë,” iu përgjigj G Bani, duke u përpjekur të justifikojë veprimet e tij. Më pas, ai vazhdoi ta ndjekë Danjën nëpër shtëpi.

Pjesë nga biseda:

G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!   

Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.  

G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.

Danja: Jo nuk ta jap. 

G Bani: Po ma jep, do të ta blej. 

 Danja: Kështu ke bërë edhe me Valbonën 

G Bani: Jo asnjëherë!

Tags:

g ban

Poll