MAGAZINË /

“Galaktikët” mbretër të padiskutueshëm në Champions League, mposhtin Dortmundin dhe ngrenë trofeun e 15-të

Real Madrid mposhti verdhezinjtë në një ndeshje në një ndeshje të barabartë për nga mundësitë.

Shkruar nga B.V
“Galaktikët” mbretër të padiskutueshëm në
Festa e madrilenëve pas golit të Vinicius Jr


Ashtu siç parashikohej para ndeshjes, Real Madrid ka mposhtur Borusian e Dortmhndit në finalen e Champions League duke e fituar kështu trofeun për të 15-ën herë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat por gjermanët ishin më të rrezikshëm me Fullkrug i cili goditi shtyllën në minutën e 23-të dhe Adeyemi bë minutën e 27-të gjuajtja e të cilit u kthye mbrapsht nga Courtois dhe Fullkrug nuk arriti të përfitonte. 

Në pjesën e dytë "galaktikët" shfaqën një fytyrë tjetër duke rritur presionin deri në shënimin e golit nga ana e Carvajal në minutën 73 për t'u pasuar nga Vinicius Jr në minutën 84 i cili duke shfrytëzuar më së miri një gabim të mbrojtjes, dërgoi topin në rrjetë duke vulosur kështu fitoren. 

Kjo ishte lamtumira më e mirë për mesfushorin Toni Kross i cili luajti sonte ndeshjen e tij të fundit me Real Madrid. "Los Blancos" janë pa diskutim mbretërit e kompeticionit me një diferencë të madhe nga skuadrat e tjera. Versus.al

Poll