MAGAZINË /

Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me Yamal

Kur Joan Monfort fotografoi Lionel Messin me një fosnje gjashtë muajshe për një kalendar bamirësie pothuajse 17 vite më parë, ai e dinte se djali me flokët e gjatë do të bënte histori në futboll.

Shkruar nga B.SH
Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me
Messi dhe foshnja Lamine Yamal

Thonë që rastësia është mbreti i botës.

Kur Joan Monfort fotografoi Lionel Messin me një fosnje gjashtë muajshe për një kalendar bamirësie pothuajse 17 vite më parë, ai e dinte se djali me flokët e gjatë do të bënte histori në futboll.

 Por ai nuk imagjinonte këtë fat dhe për foshnjën gjashtë muajshe.

Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me

Foshnja në fotot të cilat tashmë janë bërë virale nuk është askush tjetër përveçse Lamine Yamal i cili dhe për pak ditë mbush 17 vjeç po krahasohet me emrat të mëdhenj.

Lojtari i cili luan për Spanjën në këtë kampionat europian është lojtari më i ri që ka luajtuar ndonjëherë në të tilla kampionate.

Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me
Lamine Yamal 16 vjeç

Një nga fotot e harruara prej 2007 u rishfaq pasi babai i Yamal e postoi në Instagram javën e kaluar me tekstin "fillimi i dy legjendave".

Monfort, 56 vjeç, i cili punon si fotograf i pavarur për Associated Press dhe të tjerë, tha se fotosesioni u zhvillua në dhomën e zhveshjes së vizitorëve në Camp Nou të Barcelonës në vjeshtën e vitit 2007, kur Yamal ishte vetëm disa muajsh.

Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me

Nuk ishte një detyrë e lehtë, kujton ai, kryesisht sepse Messi nuk ishte i sigurt se si të ndërvepronte me foshnjën Lamine, i cili ishte në një vaskë plastike për xhirimin.

“Ishte një fotografi shumë e vështirë për mua. Le të themi se kam djersirë gjak për ta shkrepur. Mesi edhe sot është i turpshëm imagjinoni në 2006-ën se sa i tërhequr ka qenë. E kishte të vështirë sepse mbante një të sapolindur në një govatë me ujë. Jamal kishte dhe nënën e tij, Sheila Ebana pranë pasi na ndihmoi që Mesi të ndihej më komod. Me kalimin e kohës palët u ambientuan dhe më duhet ta pranoj se ka dalë një fotografi e bukur” wshtw shprehur Monfort.

Ashtu si Messi, Yamal ka kaluar nëpër akademinë e njohur të të rinjve të Barcelonës, La Masia.

Pavarësisht moshës së tij, ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Spanjës në Euro 2024, ku ekipi i tij do të luajë me Francën në gjysmëfinale të martën.

Yamal do të mbushë 17 vjeç të shtunën, një ditë para finales në Berlin./Versus

Tags:

leo messi

Poll