MAGAZINË /

‘Ik grisu…’/ Ofenduan njëra-tjetrën në BBV, por do habiteni nga raporti që kanë sot Françeska dhe Egla

Ishte Françeska që tregoi se ka një marrëdhënie ndryshme aktoren, edhe pse në format patën përplasje të forta.

Shkruar nga Versus
‘Ik grisu…’/ Ofenduan njëra-tjetrën në BBV,
Franceska Murati dhe Egla Ceno

Nuk kishte ditë brenda shtëpisë së Big Brother Vip që Egla Ceno dhe Françeska Murati, dy ish-banore, të mos debatonin madje të kalonin dhe në ofendime me njëra-tjetra të tipit: Ik grisu, Françeska je si majdanozi pas këpucës.

Por siç duket marrëdhënie mes Françeskës dhe Eglës kanë ndryshuar.

Ishte Françeska që tregoi se ka një marrëdhënie ndryshme aktoren, edhe pse në format patën përplasje të forta.

Tani kanë një miqësi të mirë mes tyre, madje Egla konsumon edhe kafe me nënën e saj.

“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht” është shprehur Françeska në 'Wake up'./Versus.al   

Poll