MAGAZINË /

Ish-bashkëshorti doli me fatura, reagon Jonida Maliqi dhe e paralajmëron: Nuk do të toleroj më!

Këngëtarja reagon pas publikimit të faturave nga ish-bashkëshorti i saj

Shkruar nga Versus

Ish-bashkëshorti doli me fatura, reagon Jonida Maliqi dhe e

Këngëtarja Jonida Maliqi u paraqit një ditë më parë në dyert e Gjykatës së Tiranës ku dhe paditi ish-bashkëshortin e tij, Gent Prizreni, pasi sipas saj “Nuk përmbush detyrimet ekonomike ndaj djalit”.

8 vite pas divorcit me këtë të fundit, Jonida e shoqëruar nga avokati  i saj shkoi në Gjykatë dhe kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të përmbushë detyrimet ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan, për të cilin kanë rënë dakord që të paguajë çdo muaj një shumë prej 2 mijë euro.

Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gent Prizrenit erdhi. Ai vendosi që t’ i përgjigjej publikisht ish-bashkëshortes së tij dhe postoi faturat të cilat vërtetojnë shumat monetare që i janë derdhur në llogari këngëtares.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka mbetur pa reaguar. Pasi ai publikoi faturat, Jonida u shpreh në rrjetet e saj sociale, duke lënë një mesazh që duket se ka pasur një qëllim të drejtpërdrejtë.

“Çfarë kam toleruar më parë, nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023,” shkroi Jonida, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një periudhë të vështirë, dhe se nuk do të lejojë më të tolerojë sjellje që nuk janë në interesin e djalit të saj./Versus.al

Ish-bashkëshorti doli me fatura, reagon Jonida Maliqi dhe e

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: