MAGAZINË /

"Jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar", Adrola Dushi konfirmon lidhjen me këngëtarin e njohur

Shkruar nga Versus
"Jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar", Adrola
Modelja Adrola Dushi

Ajo që aludohej prej kohësh mes fansave, duket se tashmë është konfirmuar nga këngëtarja Adrola Dushi.

Modelja e njohur e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” edhe pse nuk përmendi emrin e këngëtarit Capital T, la të kuptohej se bëhej fjalë për një lidhje romantike me këtë të fundit. Ajo u shpreh se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.

Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”-tha Adrola.

Poll