MAGAZINË /

“Jam i dashuruar me ty”, Klajdi ja thotë në sy Eglit: Xumi më zuri radhën

Pavarësisht se Xumi “I zuri radhën”, Klajdi thotë se është e pamundur most ë dashurohesh me një vajzë si Egli, duke veçuar jo vetëm paraqitjen por edhe personalitetin.

Shkruar nga Versus

“Jam i dashuruar me ty”, Klajdi ja thotë në sy Eglit: Xumi

Një zarf i papritur në shtëpinë e “Big Brother” ka detyruar dy banorët që janë në nominim, Eglin dhe Xumin që ti përgjigjen pyetjeve të konkurrentëve të tjerë, përpara mbrëmjes së kësaj të marte të “Prime” ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga shtëpia më e fashme në Shqipëri.

Nga ky diskutim,ka qenë Klajdi i cili ka habitur banorët por edhe publikun, duke shprehur pëlqimin e tij nga Eglit.

“Duke marrë parasysh se e fitove pëlqimin e pjesës më të madhe të banorëve, të përgëzoj për këtë. Por siç jam i vërtetë, i drejtë dhe i sinqertë, do t’i ngelem deri në fund një mundësie për shokun tim Xumin. Edhe pse ma more zemrën me atë që the, por paralelisht edhe Xumi me shoqatën që ka për bamirësi”, tha Klajdi.

Pavarësisht se Xumi “I zuri radhën”, Klajdi thotë se është e pamundur most ë dashurohesh me një vajzë si Egli, duke veçuar jo vetëm paraqitjen por edhe personalitetin.

"Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.

Egli pas hapjes së kutisë së Pandorës dërgoi në nominim veten e saj me Xumin, për shkak të raporteve që kanë me njëri tjetrin. /Versus.al/

Poll