
Besart Kelemendi, i njohur si Gjesti është bërë një nga personazhet më të diskutuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Karizma dhe sinqeriteti i tij gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova (BBVK) i siguroi dashurinë e publikut, por largimi i papritur nga kjo shtëpi dhe hyrja surprizë në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4) kanë bërë që ai të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.
Por së fundmi një komentues ka zbuluar një detaj nga jeta e këngëtarit që nuk dihej më parë. Komentuesi shkruan se këngëtari është rritur jetim dhe ka qenë nën kujdesin e një çifti që e kanë adoptuar dhe mbështetur si fëmijën e tyre.
Në Big Brother Vip Kosova, Gjesti spikati për 85 ditë si një ndër banorët më të fortë, duke u bërë një nga pretendentët kryesorë për të fituar. Megjithatë, situata ndryshoi kur pas një nominimi me Drilonin, produksioni vendosi për largimin e tij, një vendim që shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë fansa shprehën pakënaqësinë e tyre./Versus.al







