Gjesti është gjendur mbrëmë përballë deklaratave të bëra prej Xhenetës në “Fan Club” ku ish-banorja e BBVIP Kosova tha se ishte e zhgënjyer nga fakti që këngëtari nuk e kishte pritur jashtë për ta sqaruar raportin e tyre.
Sa i takon dyshimeve se po bën lojë me Eglin ashtu më parë me Xhenetën, Gjesti rrëfeu se kurrë nuk ka pasur qëllim të tillë dhe se Xhenetës ia kishte vënë në dukje disa herë gjërat që e shqetësonin.
Por tha se zgjodhi ta linte pas atë që kishte me të në momentin kur Xheneta nuk kishte menduar për vuajtjet e tij.
“Kam hequr shumë keq aty brenda. Aq keq sa ka luajtur me mua aty, nuk e di a ka luajtur njeri. Ka qenë gjithë kohën e fokusuar në lojë, kurrë nuk u ndal duke mos menduar sesi ndihem unë. Derisa vendosa të reagoja dhe unë. Ajo dashuri nuk ka pasur kurrë, unë po për të! Madje edhe Eglit këtu i kam thënë se e kam pasur në mendje Xhenetën. Ka pasur raste që për 4 ditë nuk jam çuar nga krevati”- tha Gjesti.
Më tej shtoi se është i gatshëm të largohet nga raporti me Eglin, nëse ajo e sheh si tallje që po i bëhet. Versus.al







