MAGAZINË /

Kaq e pati fresku! Nga nesër prapë "furrë", ja sa parashikohen të rritet temperatura

Këtë fundjavë, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeo - Shkencave nuk priten rreshje shiu në asnjë qark të vendit

Shkruar nga Versus

Kaq e pati fresku! Nga nesër prapë "furrë", ja sa

Mbaruan ditët disi të freskëta, nga nesër rriten sërisht temperaturat. Njoftimi u dha nga Instituti i Gjeo-Shekncës, i cili saktëton se të shtunën në bregdet temperaturat do të arrijnë në 36 gradë Celsius, në vendet e ulëta 37 gradë Celsius, ndërsa në ato malore ato do të kenë maksimumin e tyre, sipas parashikimeve, në 31 gradë Celsius.

Kaq e pati fresku! Nga nesër prapë "furrë", ja sa

Temperaturat nesër pritet të rriten me 3-4 gradë, në raport me ditët e fundit, kur vendi u duk se doli nga i nxehti i ferrit i mesit të korrikut.

Këtë fundjavë, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeo - Shkencave nuk priten rreshje shiu në asnjë qark të vendit, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, rreziku i zjarreve pritet të jetë i lartë, ndërsa në qarqet e tjera ky rrezik vlerësohet i moderuar.

Kaq e pati fresku! Nga nesër prapë "furrë", ja sa

Sot e nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

 

Poll