MAGAZINË /

Katy Perry vjen në Prishtinë, Dua Lipa zbulon surprizën: Do të jetë e ftuar në festivalin “Sunny Hill”

Gjatë video-telefonatës, Katy Perry zbulon se një nga ndalesat e turneut të saj veror në Europë do të jetë pikërisht Prishtina

Shkruar nga Versus

Katy Perry vjen në Prishtinë, Dua Lipa zbulon surprizën: Do

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Katy Perry do të vizitojë Kosovën së shpejti.

Lajmin e ka dhënë ylli shqiptar i muzikës, Dua Lipa e cila në një video postuar në rrjetet sociale zbulon surprizën e madhe të festivalit të kthyer në traditë që mbahet çdo verë në Prishtinë.

“Po udhëtoj në të gjithë Europën nga qershori deri në fund të gushtit”, thotë Katy Perry në video.

“A do të jesh diku ku mund të vij të të shoh?”, e pyet Dua Lipa.

“Do të jem në një vend që quhet Prishtinë”, përgjigjet Perry me buzëqeshje, përpara se të zbulojë se do të performojë në Sunny Hill Festival.

“Oh Zot, po vjen në qytetin tim të lindjes!”, reagon Dua Lipa, ndërsa Katy Perry e falënderon për ftesën dhe shprehet e emocionuar për takimin me fansat në Kosovë.

“Kam shumë fansa që mezi pres t’i takoj atje. Sigurisht edhe fansat e tu. A do të jesh aty?”, pyet Perry.

“Do të jem aty dhe do të këndoj çdo fjalë”, i përgjigjet Dua.

Katy Perry konsiderohet një nga artistet më të suksesshme të shekullit XXI, me një karrierë që ka prodhuar disa nga hitet më të njohura në botë. Këngë si “Roar”, “Fireëork”, “Dark Horse”, “California Gurls”, “Last Friday Night” dhe “Teenage Dream” kanë grumbulluar miliarda dëgjime në platformat muzikore dhe vazhdojnë të mbeten pjesë e kulturës pop globale.

Artistja amerikane është pjesë e elitës së “Billions Club” në Spotify, ndërsa ndikimi i saj në rrjetet sociale është po aq mbresëlënës. Me mbi 200 milionë ndjekës në platformat e ndryshme, Perry mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në industrinë e argëtimit.

Pikërisht për këtë arsye, organizatorët e Sunny Hill vlerësojnë se prania e saj në Prishtinë do të sjellë vëmendje të jashtëzakonshme mediatike për Kosovën dhe festivalin.

Çfarë pritet nga Sunny Hill Festival 2026?

Sunny Hill Festival është kthyer prej vitesh në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Europën Juglindore. I themeluar nga Dua Lipa dhe familja e saj, festivali ka sjellë në Kosovë emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare dhe ka kontribuar ndjeshëm në promovimin e vendit si destinacion turistik dhe kulturor. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Poll