
Aktorja Egla Ceno ka organizuar ditën e sotme një mini-intervistë online me ndjekësit e saj, ku nuk u ka shpëtuar dhe pyetje në lidhje me Heidi Bacin.
Në fillim ajo u pyet nga një ndjekës se kë vlerëson më shumë Hedin apo Romeon, aktorja ka habitur me përgjigjjen e saj duke u shprehur se nuk i intereson asnjëri dhe se uron të jenë rehat me veten e tyre.
‘Nuk më intereson as njëri dhe as tjetri. Uroj të jenë rehat më veten’ është shprehur Egla.
E ndërsa për largimin e Heidit nga Shqipëria , aktorja u shpreh se u tregua e dobët dhe se ia kishte thënë në sy.
Mendimi yt për largimin e Heidit? ishte pyetja e radhës për aktoren.
'U tregua e dobët. Ia thashë edhe në sy’ ishte përgjigjja e Eglës për ndjekësin.
Si Egla dhe Heidi ishin pjesë e Big Brother Vip 3 ku patën dhe debate të shumta.
Por pas pas daljes nga ky format dyshja ishin kolege pasi ndodheshin së bashku në panelin e emisionit ‘Goca dhe gra’ ./Versus.al








