Olsi Bylyku është mjaft i pranishëm në mediat rozë për arsye të raportit të tij me Egli Takon.
Ndonëse Egli e ka përmendur shumë herë brenda shtëpisë me të famshme, por nga vetë Olsi nuk ka pasur ndonjë reagim konkret.
Ai po e shijon romancën e tij me gazetaren e njohur Denada Lura. Së fundmi, ai ka ndarë një moment intim dhe romantik me me partneren e tij në InstaStory-n e tij, ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, duke shkëmbyer puthje para kameras.
Këtë imazh Olsi ka shoqëruar edhe me këngën e tij ‘Mimika’, projekt i cili u aludua në rrjet se ishte dedikim për Eglin. Por me këtë lëvizje, Olsi ka lënë të kuptuar se kënga nuk ka lidhje me banoren e “BBV”.







