Rikthehet sërish në gjykatë, këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi.
Pasi i dha fund martesës me bashkëshortin biznesmen, rreth 8 vite më parë, Maliqi e ka paditur atë pasi nuk përgjigjet për detyrimet që ka përcaktuar gjykata, në lidhje me djalin e tyre, Dan.
Djali mësohet se ka nevoja për përkujdesje të veçantë për shkak të gjendjes shëndetësor.
Maliqi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës e shoqëruar nga avokati i saj.

Jonida Maliqi thekson në kërkesën drejtuar Gjykatës se në zgjidhjen e martesës, është rënë dakord që ish-bashkëshorti të paguante një detyrim ushqimor për të birin në masën 2 mijë euro në muaj. Marrëveshje të cilës, ai, siç duket nuk i është përmbajtur.
Gjithashtu, në kërkesë padi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 mln euro.
Mollë sherri mes ish-bashkëshortëve është bërë edhe apartamenti ku jeton Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesë padi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin.








