MAGAZINË /

Kriset miqësia mes 'grupit të vajzave' dhe Jul Dedës? Postimi që zbuloi gjithçka

Së fundmi u bë me dije se Juli dhe Xhemi do të jenë moderatorët e rinj të “Fiks Fare” dhe postimi i Julit ‘zbuloi’ gjithçka.

Shkruar nga B.SH

Kriset miqësia mes 'grupit të vajzave' dhe Jul Dedës?

Aleanca që ata kishin krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e  Big Brother VIP u përfol gjatë dhe nga banorët e tjerë.

Dhe është fjala për aktorin Jul Deda dhe katër prej banoreve Roza Latin, Erjola Doçin, Ledjona Xheladinajn dhe Rike Rocin.

Aleanca e tyre u komentuadhe nga opinionistët e BBV të cilët u shprehën se aktori po i përdorte vajzat si ‘ushtare’ për lojën.

Juli dhe vajzat gjithnjë i mohuan këto fjalë ndërsa flisnin për një miqësi mes tyre, e cila në fakt vazhdoi edhe jashtë, por për shumë pak kohë me sa duket.

Së fundmi u bë me dije se Juli dhe Xhemi do të jenë moderatorët e rinj të “Fiks Fare” dhe postimi i Julit ‘zbuloi’ gjithçka.

Ndërsa dyshja mori urimet e kolegëve dhe miqve të tyre në komente e postime në Instastory, “shoqet” e Julit nuk u panë askund.

Asnjë koment dheasnjë ‘like’.

Erjola, Roza, Ledjona, Rike zgjodhën thjesht të heshtnin, ndërsa Rike jo vetëm që heshti për aktorin, por zgjodhi të bëjë ‘like’ vetëm postimin e Xhemit dhe jo të Julit.

Kësaj i bashkohet dhe fakti që ata nuk janë më shokë as në rrjete sociale.

Jo domosdoshmërit, por në kohët që jetojmë duket e dyshimtë që mos të reagosh aspak për ‘suksesin e një shoku’, aq më tepër te personazhet publikë.

Kriset miqësia mes 'grupit të vajzave' dhe Jul Dedës?/Versus.al

 

Poll