
Çifti i njohur shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, dashuria e të cilëve lindi në Big Brother kanë rënë në sy shpeshherë për jetën e tyre të lumtur dhe harmonike, duke shfrytëzuar çdo moment së bashku me djalin e tyre, Trev.
Mirëpo, pak javë më parë Dj Dagz kishte ditëlindjen dhe ajo që u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga Einxhel, gjë që ngriti dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.
Moderatorja nuk u shfaq as në ceremoninë e ditëlindjes së partnerit të saj, duke rritur kështu edhe më shumë dyshimet për gjendjen e marrëdhënies së tyre.
Nga Einxhel, në fakt nuk ka patur asnjë reagim për sa i përket kësaj teme, duke i lënë lajmet të qarkullojnë të lira.
Megjithatë duket se gjithçka ka qenë “shumë zhurmë për asgjë”.
Mbrëmjen e djeshme, Dj Dagz performoi në skenën e “Sunny Hill Festival” dhe Einxhel ishte e pranishme në mbështetje të partnerit të saj. Këtë gjë e bëri me dije vetë moderatorja me anë të postimeve në rrjete sociale, në njërin prej të cilëve, Einxhel shfaqet me një varëse e cila mban emrin e Dagz.
Me sa duket, moderatorja zgjodhi këtë rrugë për tu dhënë fund zërave për një ndarje mes saj dhe Dj Dagz.
/ Versus.al







