MAGAZINË /

Kthesë e papritur nga Miri: “S’dua që vajza ime të bëhet si Selin...”

Ish-banori i Big Brother VIP Albania ndryshon deklaratën e bujshme dhe flet hapur për zhgënjimin: “U lëndova nga ajo që ndodhi”

Shkruar nga Versus

Kthesë e papritur nga Miri: “S’dua që vajza ime të

Deklarata që bëri bujë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Miri shprehej se do të dëshironte që vajza e tij të bëhej si Selin, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë me një kthesë të fortë.

I ftuar në emisionin S’e Luan Topi, Miri ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur hapur se sot nuk mendon më njësoj.

“Jam lënduar nga mënyra se si erdhi situata. Ishte një nga momentet më të vështira për mua, ajo që ndodhi me Selin. Mendoja një gjë në strategjinë e lojës dhe doli diçka krejt tjetër,” – u shpreh ai.

Miri theksoi se deklarata e tij e mëparshme ishte e ndikuar nga momenti dhe realiteti brenda shtëpisë, por pas daljes jashtë, perceptimi i tij ka ndryshuar.

“Nuk vazhdoj ta mendoj kështu. Siç doli situata, jo. Unë e thashë atëherë siç po e jetonim brenda BBV. Selin ka disa cilësi shumë të mira, por ka edhe të tjera që nuk do të doja që vajza ime t’i kishte,” – shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk i mohoi plotësisht vlerësimet e mëparshme, duke theksuar se cilësitë që kishte përmendur në fillim janë reale dhe nuk janë të shtirura.

“Çfarë kam thënë, e kam thënë me shpirt,” – përfundoi Miri, duke lënë të kuptohet se raporti dhe perceptimi i tij për Selin ka kaluar në një tjetër fazë pas eksperiencës në reality show.

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll