
Një natë për t’u mbajtur mend! Indri Shiroka ka festuar 37-vjetorin e lindjes në një atmosferë plot emocione dhe surpriza brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.
Sapo akrepat e orës kaluan mesnatën, moderatorja Arbana Osmani mblodhi fermerët, të cilët i kënduan njëzëri këngën e ditëlindjes, duke e kthyer momentin në një festë të ngrohtë dhe plot energji.
Por surprizat nuk mbaruan këtu. Indri u ftua të shkonte te Agai, ku u përball me një moment tepër prekës: një mesazh audio nga djali i tij i vogël, që e emocionoi thellësisht.
Menjëherë pas kësaj, një tjetër surprizë e priste. Nëna e tij u shfaq me një tortë, duke i uruar ditëlindjen mes lotësh dhe duke i kërkuar të birit të shijojë çdo çast të kësaj eksperience dhe të mos ndalë së qeshuri.
E për ta bërë natën edhe më të veçantë, pjesë e festës u bë edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë nota të ëmbla në këtë festë plot emocione.
Një ditëlindje që nuk ishte thjesht një festë, por një mozaik ndjenjash, dashurie dhe momentesh që do të mbeten gjatë në kujtesë.
View this post on Instagram

