Vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo kanë shijuar pushimet, të shoqëruar nga partneret e tyre, Bora Zemanin dhe Heidi Baçin.
Dy çiftet kanë postuar shpesh në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kohën e mirë që kalojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Bora dhe Donaldi kanë preferuar të mos publikojnë foto bashkë, ndryshe nga Heidi dhe Romeo, të cilët postojnë momente romantike për ndjekësit e tyre.
Dhe së fundmi ka qenë Heidi që ka postuar një video, ku shihet së bashku me Donaldin.
“Kunati im është një artist”, shkruan Heidi duke e shoqëruar videon me një zemër.







