
Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno ka zhvilluar së fundmi një diskutim “pyetje-përgjigjie” me ndjekësit e saj në Instagram në atë që ajo e quajti “Përgjigjie për 10 pyetjet më inteligjente”.
Pavarësisht se e titulloi me këtë frazë diskutimin, ajo u detyrua t’u përgjigjej edhe pyetjeve të zakonshme që prej atyre që e komplimentonin për lojën në Big Brother e deri tek ata që e pyesnin për gjëra të jetës personale.
Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh”, së cilës Egla i dha përgjigjen siç vetëm ajo di të japë: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare.”, shoqëruar edhe me një emoji të qeshur. Versus.al









