
Reperja e njohur Loredana dhe futbollisti Karim Adeyemi janë prej kohësh në një lidhje romantike, ku shpeshherë postojnë edhe momente nga përditshmëria e tyre, në të cilën pasqyrohet mjaft mirë një marrëdhënie e shëndetshme.
Së fundmi Loredana ka postuar një video në rrjetin social ‘Tik Tok’, mirëpo ajo që ra në sy ishte një koment i ndjekësve për një fëmijë.
‘Duam një mini Karim’, shkruan një ndjekëse, ku nuk mungoi as një ‘like’ nga ana e këngëtares.
Më këtë veprim Loredana, me sa duket la të nënkuptuar se zgjerimi i familjes më futbllistin mund të jetë në planet e tyre të afërta.
Kujtojmë se reperja ka një vajzë nga marrëdhënia e saj me Mozzik, ndërsa për sa i përket lidhjes së saj aktuale na mbetet të presim për të zbuluar nëse çifti janë gati për tu bërë prindër.
/ Versus.al







