
Në një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale, Loredana Brati – tashmë një nga figurat më të komentuar pas pjesëmarrjes në edicionin e fundit të Big Brother VIP – ka ndarë me publikun mendimet dhe pritshmëritë e saj pas ndarjes nga Jozi.
E pyetur për marrëdhëniet me djemtë pas ndarjes, ajo nuk nguroi të tregojë me humor:
“Nuk kemi qenë keq me kërkesat,” tha ajo me një buzëqeshje. “Më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por të them të drejtën, nuk jam aq e fiksuar me muskujt.”
E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrën e hapur me të cilën përballon vëmendjen mediatike, Loredana theksoi se tashmë po kërkon diçka ndryshe. Një lidhje që nuk mbështetet te pamja e jashtme, por te ndjenjat dhe lidhja shpirtërore.
Në një kohë kur ish-banorët e BBVIP vazhdojnë të jenë në fokusin e publikut dhe mediave, Loredana duket se po ecën përpara – me më shumë qetësi dhe me dëshirën për një marrëdhënie që ka më shumë zemër se sa muskuj./Versus.al







