
Bota e sportit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi pak ditë më parë: sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në një aksident automobilistik tragjik. Dy vëllezërit, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, u përcollën dje në banesën e fundit në një ceremoni prekëse, ku morën pjesë shumë emra të njohur të futbollit dhe figura publike.
Por ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte mungesa e Luis Díaz, shokut të skuadrës së Jotës te Liverpool-i. Kolumbiani nuk ishte prezent në ceremoninë mortore, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ai shfaqet duke kërcyer me dy persona të tjerë, në një atmosferë krejt të kundërt me dhimbjen që po përjetonte familja e Jotës.
Kjo ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjet, ndërsa shumë tifozë kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mospjesëmarrjen e Díaz në një moment kaq të ndjeshëm për klubin dhe shokun e tij të skuadrës.
Total falta de empatía de Luis Díaz.
— TENDENCIAS (@tendeciasx) July 6, 2025
Mientras todo el equipo de Liverpool FC llora la partida de Diogo Jota, su compañero de equipo Lucho Díaz se divierte y anda de party como si nada hubiera pasado. pic.twitter.com/42jzAN1aAI







