MAGAZINË /

“Lufta e Dashnoreve”, Dea Mishel për trekëndëshin Ina-Keijsi-Stelina: Burrat e meritojnë të rrihen

Shkruar nga Versus

“Lufta e Dashnoreve”, Dea Mishel për trekëndëshin

Prime-i i së shtunës në Big Brother VIP Albania ishte i mbushur me surpriza dhe momente të papritura.

Dalja e Stinës nga formati erdhi si një goditje e papritur për të gjithë, ndërsa surpriza që Keijsi i kishte përgatitur Stelinës shtoi tensionin. Por jo vetëm kaq – një banore e re hyri në shtëpi dhe menjëherë trazoi ujërat.

Bëhet fjalë për Inën, ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila, sipas spekulimeve, ka qenë edhe “arsyeja” e ndarjes së Keijsit dhe Stelinës.

“Vëllai i Madh” i dha Inës “kutinë e Pandorës”, duke treguar një video ku Keijsi shihej duke u puthur me të. Kjo ishte “e mira”, ndërsa “e keqja” erdhi në formën e hyrjes së saj në Big Brother VIP.

Për më tepër, dy vajzat u bashkuan në një konkurrente të vetme, duke krijuar një trekëndësh që jo vetëm shkaktoi përplasje brenda shtëpisë, por u komentua gjerësisht edhe jashtë saj.

Së fundmi, ish-banorja Dea Mishel ka ndarë opinionin e saj për këtë situatë, duke dhënë mendimin e saj të drejtpërdrejtë dhe troç.

“Lufta e Dashnoreve”, Dea Mishel për trekëndëshin

“Lufta e Dashnoreve”, Dea Mishel për trekëndëshin

“Lufta e Dashnoreve”, Dea Mishel për trekëndëshin

 

 

 

 

Poll