Manchester City tashmë ndodhet në një krizë të madhe rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga Guardiola pësoi humbjen e katërt radhazi pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga Brighton në Premier Ligë.
Nga ky hap fals përfitoi Liverpool që shfrytëzoi momentin e keq ku ndodhen të besuarit e Guardiolës për t’u shkëputur në krye të Premier Ligës. Skuadra e Arne Slot duket në formë të shkëlqyer dhe kryeson në Champions League, po ashtu edhe në kampionatin anglez.
Pas 11 javëve kampionat, Liverpool mban vendin e parë me 28 pikë, ndërsa City renditet në vendin e dytë me 23 pikë.







