Kylian Mbappé zyrtarisht tashmë do të jetë ylli i ri në fushën e Real Madridit të trajnierit Carlo Ancelottit. 25-vjeçari lidhi kontratë me fituesit e sapo kurorëzuar të Ligës së Kampionëve për pesë vitet e ardhshme.
Në deklaratën për shtyp, të shkurtër, por të pritur me padurim nga tifozët e Madridit, aq sa u ra faqja nga ngarkesa e klikimeve, Real Madrid njoftoi: “Real Madrid C.F. dhe Kylian Mbappé kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”.
Mbappe nënshkroi një kontratë me Real Madridin me një pagë neto prej 20 milionë plus bonuset dhe një bonus nënshkrimi prej 100 milionë. Jemi në pritje të konfirmimit zyrtar për klauzolën e lirimit që duhet të jetë rreth 1 miliard euro.
Pas njoftimit, sulmuesi francez publikoi mesazhin e tij të parë nga Blancos në rrjetet sociale: "Një ëndërr e realizuar. Shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e klubit të ëndrrave të mia. Është e pamundur të shpjegosh se sa i lumtur dhe i emocionuar ndihem tani. Mezi pres t'ju shoh, Madridistë, dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pabesueshme!







