50 mijë tifozët kuqezi të pranishëm në Dortmund këtë të shtunë, duket se kanë bërë përshtypje dhe ministrit italian të Bujqësisë Françesko Lolobrixhida, I cili siç citojnë mediat italiane i ka kujtuar trajnierit Spaleti se italianët janë me shumë se 60 milionë
“Dje mora guximin t’i them trajnerit se italianët janë shumë më tepër se 60 milionë, ai ka të drejtë që në Itali ka 60 milionë, por edhe më shumë se 60 milionë italianë që jetojnë jashtë Italisë, por që e duan “Italinë sa më shumë dhe më shumë se ne nga pikëpamja e dashurisë për traditat tona dhe origjinën e tyre." Kështu Ministri i Bujqësisë Françesko Lolobrixhida shtoi se “Ka një dashuri të veçantë për kombëtaren nga italianët jashtë vendit – kështu që le të themi se ftesa e trajnerit është e jashtëzakonshme, italianët do të jenë me kombëtaren, italianët do të jenë të gjithë ata që janë në Itali dhe ata që jetojnë jashtë dhe këtu në Gjermani ka shumë prej tyre”. Një bestytni kur ndjek kombëtaren? "Unë jam shumë supersticioz - përfundon Lolobrixhida - nuk po flas as për besëtytni për hir të bestytnisë. Ku mund të arrijë kombëtarja? Asnjë koment për besëtytni".







