MAGAZINË /

Mes përplasjeve, mbyllet në barazim derbi mes 'galaktikëve' dhe Atletico Madrid

Shkruar nga Versus

Mes përplasjeve, mbyllet në barazim derbi mes

Derbi i shumëpritur madrilen mes Atletico dhe Real Madridit u mbyll në barazim me rezultatin 1:1.

Të dyja ekipet e kishin të domosdoshme fitoren për të qenë në ndjekje sa më të afërt me Barcelonën, por nuk ia dolën ta realizonin një gjë të tillë. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar. Ndërsa në minutën e 64 ishte Eder Militao ai që shënoi për Real Madridin.

Me këtë gol eskaloi situata në stadiumin e Atleticos pasi tifozët nisën të hidhnin sende në fushë dhe për rrjedhojë ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Fundi ishte dramatik, pasi që Atletico Madridi arriti të barazonte rezultatin. Ishte Correa që shënoi në minutën e pestë shtesë për rezultatin 1:1.

Me këtë barazim, Real Madridi shkon në 18 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Barcelona që prin. Në anën tjetër, Atletico Madridi gjendet i treti me 16 pikë të grumbulluara.

Poll