MAGAZINË /

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi

Në momentin që juria i bëri thirrje për t’u ngjitur në skenë dhe për të marrë çmimin si "Miss Fitnessi", Egli refuzoi, duke thënë se nuk ndihej mirë fizikisht

Shkruar nga Versus

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit

Egli Tako u shpall pak momente para se të dilte nga shtëpia e Big Brother VIP si “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania. Banorët sot duhej të sfilonin me rroba banjo për të treguar fomat trupore, të cilat këtë edicion, duket se janë mjaftueshëm të lakueshme si tek vajzat ashtu edhe tek djeme.  

Megjithatë, në momentin që juria i bëri thirrje për t’u ngjitur në skenë dhe për të marrë çmimin si "Miss Fitnessi", Egli refuzoi, duke thënë se nuk ndihej mirë fizikisht.

“Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë, juria”, u shpreh ajo, ndërsa qëndronte e ulur.

Pas kësaj gare, Egli ka ndërprerë qëndrimin në shtëpinë e BBVA për arsye shëndetësore. Produksioni ka bërë të ditur se vendimi për largimin e saj ka ardhur pas shqetësimeve që ka shfaqur gjatë ditëve të fundit.

Egli më shumë se një herë ka folur për gjendjen e saj jo të mirë psikologjike dhe atakun e panikut. Edhe në të kaluaren duket se ish-banorja është trajtuar lidhur me aspektin e saj psikologjik dhe emocional. Ka qenë vetë Egli që ka rrëfyer se është trajtuar nga mjekia e njohur psikiatre në Shqipëri, dr. Arjana Rreli.    

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll