MAGAZINË /

Misteret e vdekjes së thjeshtrës 25-vjeçare së kitaristit legjendë të Guns N'Roses

Tre orë pasi kitaristi i Guns N' Roses, 58 vjeç, njoftoi vdekjen e thjeshtrës së tij të dielën në mbrëmje, një selfie e Knight u postua në rrjetet e saj sociale me një mesazh

Shkruar nga Versus

Misteret e vdekjes së thjeshtrës 25-vjeçare së kitaristit

Vijon të ketë ende shumë mistere vdekja e thjeshtrës së Slash. Kitaristi legjendar i Guns N’Roses, Slash, pak ditë më parë i ndërroi jetë thjeshtra në moshën 25 vjeçare. Siç njoftojnë mediat amerikane këtë të martë, tashmë ka mbaruar autopsia e trupit të vajzës së re.

“Autopsia e Lucy-Bleu Knight ka përfunduar dhe trupi i saj është gati për lirim,”-  mundi të konfirmojë “The Post.”

Misteret e vdekjes së thjeshtrës 25-vjeçare së kitaristit

Sipas të dhënave të Ekzaminerit Mjekësor të Los Anxhelosit, shkaku i vdekjes nuk bëhet ende publik, pasi po bëhen testime shtesë.

Thjeshtra e Slash, Lucy-Bleu Knight ndau një postim të fundit rrëqethës në Instagram pasi ylli i Guns N' Roses zbuloi vdekjen e saj në moshën 25-vjeçare.

Knight ndërroi jetë të premten, më 19 korrik në një rezidencë private, zbulojnë të dhënat e siguruara nga “The Post”. Asnjë informacion tjetër për vdekjen e saj nuk u dha.

Tre orë pasi kitaristi i Guns N' Roses, 58 vjeç, njoftoi vdekjen e thjeshtrës së tij të dielën në mbrëmje, një selfie e Knight u postua në rrjetet e saj sociale me një mesazh.

Misteret e vdekjes së thjeshtrës 25-vjeçare së kitaristit

“Nëse të kam bërë të ndihesh e përjashtuar, të manipulova/kontrollova, të thashë të lije punën tënde të përditshme nga komoditeti i mbështetjes financiare nga prindërit e mi, ose të mbyta çështjet reale në pozitivitet toksik – më vjen keq”, u shkrua në rrjetet sociale të 25 vjeçares së ndjerë.

 

Poll