
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat më të ulëta pritet të shënohen në Korçë me -1 gradë celcius, ndërsa më të lartat në Berat, Fier e Vlorë me 21 gradë.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

