MAGAZINË /

Ndeshja me Jordaninë, kuqezinjtë me ndryshim thelbësor në formacionin zyrtar

Shkruar nga Versus

Ndeshja me Jordaninë, kuqezinjtë me ndryshim thelbësor në

Duke qenë se pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she.

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar.

Sulmi është totalisht i ndryshuar me Arbër Hoxhën dhe Jasir Asanin si anësorë dhe Mirlind Dakun si qendërsulmues. 

Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.

Ndeshja me Jordaninë, kuqezinjtë me ndryshim thelbësor në

Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja. Kombëtarja është përballur vetëm një herë me Jordaninë në një ndeshje që përfundoi në barazim pa gola. Versus.al

Poll