AKTUALITET /

VIDEO/ 3 të rinj në Tiranë grabisin banesën në mesnatë dhe kërcënojnë me thikë pronarët

Dy prej tyre janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ 3 të rinj në Tiranë grabisin banesën në

Tiranë- Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim për vjedhjet që dyshohet se kanë kryer në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku” gjatë mesnatës të 23 qershorit.

Të arrestuarit E.S, 20 vjeç dhe K.K, 19 vjeç së bashku me bashkëpunëtorin tjetër të shpallur në kërkim Xh.T, 21 vjeç kanë kërcënuar me thikë 2 personat që gjendeshin në banesë dhe u kanë marrë 900 euro së bashku me 4 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll