MAGAZINË /

Ndodh dhe kjo në futbollin shqiptar/ Trajneri në burg, skuadrën e drejton mjeku i ekipit

Markelian Alinani, trajneri i ekipit të Delvinës (i njohur si “Bistrica”), u arrestua të martën e kësaj jave (4 mars 2025) me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Shkruar nga Versus

Ndodh dhe kjo në futbollin shqiptar/ Trajneri në burg, skuadrën e

Kategoritë inferiore të futbollit shqiptar nuk ndalojnë të na befasojnë me ngjarje të pazakonta.

Një nga këto raste u shfaq në ndeshjen midis Maliqit dhe Delvinës, ku situata jashtë fushës doli të ishte po aq interesante sa ajo brenda saj.

Markelian Alinani, trajneri i ekipit të Delvinës (i njohur si “Bistrica”), u arrestua të martën e kësaj jave (4 mars 2025) me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Në mungesë të Alinanit, roli i trajnerit në stadiumin “Jovan Asko” të Maliqit u mor nga mjeku i ekipit.

Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.

Ndodh dhe kjo në futbollin shqiptar/ Trajneri në burg, skuadrën e

Markelian Alinani, ish-futbollist i Bistricës, është përmendur disa herë në kronikën policore.

Në vitin 2012, ai u arrestua për pjesëmarrje në trafikimin e kanabisit nga Lazarati në Sarandë. Më vonë, në vitin 2021, u arrestua përsëri, këtë herë nën dyshim për përfshirje në manipulime të ndeshjeve sportive, një hetim që lidhej edhe me ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.

Tani, Alinani është përsëri në qendër të vëmendjes, pasi një hetim i SPAK-ut dhe Prokurorisë së Gjirokastrës çoi në arrestimin e tij për aktivitete të lidhura me trafikimin e drogës./Versus.al

 

Poll