Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Sarandë ku janë lëshuar 10 masa sigurie kundrejt disa personave që dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës.
Mësohet se operacioni nisi si hetim i SPAK në vitin 2020 që më pas i kaloi prokurorisë së Gjirokastrës. Versus.al ka siguruar emrat e disa prej të akuzuarve si anëtarë të grupit kriminal. mes tyre është edhe trajneri i ekipit “Bistrica”, Markelian Alinani.
Të ndaluar për aksionin antidrogë:
Markelian Alinani, arrest me burg
Orges Kalo, arrest me burg
Bledar Haderi, arrest me burg
Gilbert Koshi arrest shtëpie
Dhurim Logli, detyrim paraqitje.
Në kuadër të këtij operacioni, policia sot bastisti shtëpitë e të dyshuarve, ku mësohet të jetë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike. Versus.al







