Me urdhër të SPAK, policia ka nisur një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa prej tyre janë arrestuar 3 persona për të cilët janë caktuar masat “arrest me burg”.
Hetimet ndaj grupit kriminal që trafikonte drogë, kanë nisur që në vitin 2020. Sot janë zhvilluar kontrolle në disa prej banesave të personave të vënë nën hetim nga SPAK. Versus.al







