MAGAZINË /

Në cilat qarqe priten reshje shiu? ‘Gjeoshkenca’ informon për motin pasditen e sotme dhe nesër

Shkruar nga Versus

Në cilat qarqe priten reshje shiu? ‘Gjeoshkenca’ informon

Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim informues sa i takon kushteve atmosferike për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Në tabelën e publikuar bëhet me dije se në disa qarqe të vendit priten reshje shiu kryesisht të dobëta, duke veçuar Shkodrën ku priten reshje më të dendura.

“Sot pasdite (e enjte dt. 23) dhe nesër (e premte dt. 24) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarkun Shkodër priten reshje lokalisht mesatare. Në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta”- thuhet në njoftim.

TEMPERATURA

Nesër (e premte dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C. Versus.al

Në cilat qarqe priten reshje shiu? ‘Gjeoshkenca’ informon

Poll