
Tiri Gjoci është një ndër tre banorët më të rinj të Big Brother VIP Albania, aty ku u fut bashkë me të dashurën e tij Krisa Caushi.
Në disa portale ka qarkulluar lajmi se Neda dhe Tiri janë motër e vëlla, lajm i cili nuk është i vërtetë.
Por lidhja mes këngëtarit dhe opinionistes është thjesht një miqësi. Gjithashtu Neda ka qenë tekstshkruesja e njërës prej këngëve të Tirit.
Në emisionin "Se luan topi", ku Tiri ishte i ftuar ai ka marrë një video mesazh nga Neda, e cila duke shprehur konsideratën e lartë për Tirin thotë se " "ka kam fatin dhe mirënjohjen ndaj jetës që mund ta konsideroj mik dhe vëlla".
‘Shumë pak e njohin për djalin që është. Jam shumë e lumtur që njerëzit do të kenë mundësinë të njohin njeriun e mrekullueshëm që je ti, të vlerësoj shumë, të kam shumë xhan’ shprehet ndër të tjera Neda. /Versus.al







