Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit “Big Brother VIP”, i cili nis nesër në orën 21:15 edicionin e tij të katërt.
Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori i “Big Brother Vip” e për të shuar paksa kureshtjen e publikut, të cilët mezi po presin mbrëmjen e nesërme, zbuloi disa detaje nga ky edicion në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”.
I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni për 5 emrat më të komentuar që mendohet se do të jenë banorë të këtij edicioni, Ledioni ka treguar se të paktën dy prej tyre do të jenë banorë dhe do të futen në shtëpi nesër mbrëma.
Sidorela: Sara Hoxha, Laert Vasili, Egli Tako, Eros Grezda, Cubi Metkaj?
Ledioni: Të paktën dy prej tyre dhe do të futen që nesër
Gjatë lidhjes direkte Ledioni ndodhej brenda shtëpisë së “BBV4”, ku na zbuloi një pjesë nga dhoma e dhumit të banorëve dhe na tregoi se do të jetë një dhomë e madhe e ndarë në dy pjesë, por ndryshimi këtë vit ishin krevatet. Këtë vit do të jenë më shumë krevate çift dhe gjithsej në dhomë do të jenë 16 krevate.
Deri më tani faqja zyrtare e Instaramit të “BBV4” ka publikuar 4 video të banorëve të këtij edicioni, ku shfaqen në mënyrë misterioze duke mos zbuluar fytyrën e kështu identiteti i tyre ka ngjallur spekullime nga ndjekësit duke hamendësuar se kush mund të jenë personazhet që shfaqen në video.







